Spalletti i kënaqur me Juventusin: Më pëlqeu gjithçka, Douglas Luiz bëri një ndeshje të shkëlqyer
Pas tri ndeshjeve miqësore, Juventusi i Luciano Spallettit ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe ende nuk ka pësuar asnjë gol. Trajneri bardhezi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pas suksesit ndaj Nicës: “Më pëlqeu gjithçka, sepse sezonin e kaluar skuadra ime sulmonte edhe kur nuk kishte mbështetjen e mbrojtjes dhe mesfushës, apo ushtronte presion pa u përfshirë i gjithë grupi. Këtë herë e bënë shumë mirë. Shkurtuan rreth 20 metra hapësirë, rikuperuan shumë topa dhe krijuan zhvillime interesante. Megjithatë, humbëm disa topa mjaft të thjeshtë”. Trajneri veçoi edhe paraqitjen e Douglas Luiz: “Sot mbuloi shumë terren, përveçse luajti mirë me topin. Vrapoi më shumë dhe me ritëm më të lartë, pikërisht aty ku kishte mangësi. Mund ta lija më gjatë në fushë,...
Burimi:
telesport.al