Katy Perry elektrizon Sunny Hill Festival, ngre flamurin e Kosovës në skenë
Mijëra të rinj u mblodhën në Prishtinë për natën e parë të Sunny Hill Festival, ku ylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, dhuroi një performancë spektakolare që u shndërrua në një nga momentet më të komentueshme të festivalit. Artistja u ngjit në skenë me një kostum astronauti, ndërsa gjatë performancës akrobatët i dorëzuan flamurin e Kosovës. Në një skenografi simbolike, Perry e vendosi flamurin në një instalacion që paraqiste Hënën, moment që u prit me duartrokitje dhe entuziazëm nga mijëra të pranishmit. “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ishte përshëndetja e parë e këngëtares, ndërsa publiku e shoqëroi duke kënduar hitet e saj gjatë gjithë koncertit. Një tjetër moment emocionues ishte ngjitja në skenë e një vajze 10-vjeçare, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com