Tabaku: Çmime europiane dhe paga shqiptare; tri krizat që kanë nxjerrë qytetarët në protestë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar në “Këndin e Fundjavës” tri krizat që, sipas saj, po rëndojnë ekonominë dhe familjet shqiptare: rritjen e kostos së jetesës, emigrimin dhe rënien e prodhimit. Tabaku argumentoi se këto kriza janë pasojë e një modeli ekonomik që favorizon një pakicë kompanish dhe individësh të lidhur me qeverinë, ndërsa pjesa dërrmuese e qytetarëve përballet me çmime dhe taksa më të larta, por me paga të ulëta. Sipas deputetes demokrate, çmimet janë rritur me 22% gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Ajo solli si shembull një familje me katër anëtarë, së cilës i nevojiten rreth 66 mijë lekë në muaj për të jetuar, në një kohë kur paga mesatare llogaritet në rreth...
Burimi:
syri.net