Pas lirimit Beqaj sfidon SPAK: Nuk u gjet asnjë pasuri e paligjshme

Pas lirimit Beqaj sfidon SPAK: Nuk u gjet asnjë pasuri e paligjshme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë nga paraburgim në “arrest në shtëpi”, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke e cilësuar qëndrimin në qeli si të pajustifikuar. Përmes një deklarate të publikuar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj argumenton se vendimi i gjykatës erdhi pasi kishin përfunduar afatet ligjore të paraburgimit dhe se vijimi i kësaj mase nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Beqaj thekson se për 25 muaj ka qenë në paraburgim në kuadër të hetimeve të SPAK, ndërsa prej 16 muajsh është i pandehur, por sipas tij ende nuk ka një vendim dënimi ndaj tij, as në shkallën e parë të gjykimit. Ai pretendon se vendimi i...