Dinamo shkatërron sllovenët e Aluminij, kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Dinamo shkatërron sllovenët e Aluminij, kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Adriatik BALLA Dinamo Siti bëri mbrëmë një ndeshje të mirë e resultative përballë sllovenëve të Aluminij, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. “Nëndetësja” shqiptare fitoi me rezultat të thellë 3-0, duke merituar plotësisht kalimin në turin e tretë. Ndeshja e parë e luajtur në Slloveni ishte mbyllur në barazim 1-1. Mbrëmë dinamovitëve u duhej me patjetër fitorja dhe ia dolën që në pjesën e parë t’i jepnin drejtim kualifikimit, pasi shënuan dy gola brenda fraksionit të parë të ndeshjes. Vila shënoi golin e parë në minutën ne 24-t, kruse Qefalia dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, pikërisht në mintën e 43-të. Pjesa e parë mbyllet 2-0, rezultat që i dha qetësi ekipit të trajnerit Ilir Daja. Në pjesën e...