Boban për Baresin: Të pranonte vetëm nëse ishe i denjë për Milanin, një herë më bëri copë…

Boban për Baresin: Të pranonte vetëm nëse ishe i denjë për Milanin, një herë më bëri copë…

Zvonimir Boban, ish-futbollisti i Milanit dhe ish-shoku i skuadrës së Franco Baresit, e kujtoi legjendën kuqezi në një intervistë për “Sky Sport”, vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta. Ai ndau disa kujtime dhe episode interesante nga koha kur luanin së bashku: “Baresi ma bëri të qartë që në fillim se duhej të tregoje vlerat e tua për ta merituar të ishe pjesë e Milanit. Në fillim vetëm të përshëndeste, asgjë më shumë. Më pas, nëse provoje se ishe një lojtar i denjë për Milanin, ai të afronte më shumë. Kisha një respekt të jashtëzakonshëm për të, jo frikë. Ai Milan fitonte gjithmonë dhe ishte një skuadër shumë serioze. Unë erdha si një futbollist disi anarkik, një numër 10 i mirëfilltë, por më pas...