Javier Zanetti përulet para Baresit: Simbol, kapiten, legjendë, je i përjetshëm
Ky ishte mesazhi i Javier Zanettit, zëvendëspresidentit të Interit, në nderim të Franco Baresit, i cili u nda nga jeta: “Një kundërshtar i madh, protagonist i ndeshjeve që ndërtuan vetë kuptimin e derbit. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes ‘Baresi’, vëllait të tij Beppe dhe Milanit në këtë moment dhimbjeje. Largohet Franco Baresi dhe, bashkë me të, një nga figurat që përcaktoi më shumë historinë e derbit të Milanos për vazhdimësinë dhe nivelin e tij. Kapiten i Milanit, njeri skuadre dhe simbol i klubit, ai ndërtoi karrierën mbi inteligjencën në mbrojtje dhe një lidership të respektuar edhe nga kundërshtarët. I lindur në Travagliato më 8 maj 1960, Baresi zhvilloi 719 ndeshje dhe shënoi 33 gola me fanellën kuqezi, duke luajtur vetëm për Milanin nga viti...
Burimi:
telesport.al