UEFA dhe CONCACAF i dolën kundër por FIFA e vendosur ta lërë Botërorin në duart e privatëve

UEFA dhe CONCACAF i dolën kundër por FIFA e vendosur ta lërë Botërorin në duart e privatëve

Adriatik BALLA UEFA votoi të enjten për të bojkotuar Kupën e Botës dhe ngjarjet tjera të FIFA-s, nëse plani do të vazhdonte. CONCACAF, federata e vendeve amerikane, që është përgjegjës për futbollin në Amerikën e Veriut dhe Qendrore tha se 41 federatat nacionale anëtare gjithashtu “refuzuan” propozimin e bërë nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. FIFA organizon futbollin në nivel global, ndërsa Infantino do të kishte nevojë që 106 nga 211 anëtarët e FIFA-s të votonin në favor të propozimit, që ai të miratohej. UEFA dhe CONCACAF së bashku përbëjnë 96 nga këto vende, përkatësisht anëtare të FIFA-s. Në një deklaratë të lëshuar të premten, FIFA pretendoi se procesi i konsultimit ishte “ndërprerë nga raportimet e pasakta të mediave”. “Ne i respektojmë reagimet dhe shqetësimet...