Ylli anglez drejt Bayern-it, trajneri ngre dyshime: Ndoshta s’do të luajë më për ne
Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, ka lënë të kuptohet se Anthony Gordon mund të mos luajë më për klubin anglez. Sulmuesi anësor i kombëtares së Anglisë, 25 vjeç, mungon prej katër ndeshjesh radhazi për “The Magpies”. Fillimisht, Gordon u përball me një dëmtim në ijë, por në dy sfidat e fundit ai ka qenë vetëm në stol pa u aktivizuar. Situata ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij, ndërsa Bayern Munich vazhdon të lidhet fort me një transferim të mundshëm të lojtarit, vlera e të cilit raportohet rreth 75 milionë paundësh. Sipas mediave britanike dhe gjermane, Bayern thuhet se ka arritur edhe një marrëveshje paraprake për kushtet personale me Gordon. Interes për ish-lojtarin e Everton ka shfaqur edhe Arsenal. I pyetur nëse mungesa...
Burimi:
top-channel.tv