“Më vodhën bizhuteritë në trupin e gjyshes së ndjerë”, ish-sulmuesi Podolski akuzon spitalin gjerman

“Më vodhën bizhuteritë në trupin e gjyshes së ndjerë”, ish-sulmuesi Podolski akuzon spitalin gjerman

Ish-sulmuesi gjerman Lukas Podolski ka ngritur akuza të rënda ndaj një spitali në Këln, duke pretenduar se nga trupi i gjyshes së tij të ndjerë janë vjedhur unaza e martesës dhe bizhuteri të tjera ari. Sipas Podolskit, gjyshja e tij, Helene, ndërroi jetë më 27 dhjetor 2025 dhe në momentin e vdekjes mbante ende bizhuteritë e saj. Megjithatë, kur trupi iu dorëzua shtëpisë funerale disa ditë më vonë, sendet me vlerë mungonin. “Është një katastrofë e vërtetë dhe një skandal”, deklaroi ish-futbollisti për mediat gjermane, duke shtuar se gjyshja kishte shprehur dëshirën të varrosej me unazën e martesës dhe se kjo ishte bërë e ditur edhe për stafin e spitalit. Familja ka raportuar rastin pranë autoriteteve të spitalit. Nga ana tjetër, klinika nuk e ka...