Bayerni i Mynihut paralajmëron Realin e Madridit për Olise: E kotë që të nisë oferta, nuk jemi klub që shesim

Bayerni i Mynihut paralajmëron Realin e Madridit për Olise: E kotë që të nisë oferta, nuk jemi klub që shesim

Bayerni i Mynihut paralajmëron sërish Realin e Madridit në lidhje me Michael Olise. Florentino Perez përpara zgjedhjeve të klubit kishte deklaruar se do të bënte një ofertë 150 milionë euro për një emër të madh pa e bërë të ditur emrin, por që u zbulua të ishte Michael Olise nga Bayerni i Mynihut. Kampionët e Gjermanisë fillimisht u përgjigjën me anë të presidentit të nderit Uli Hoeness që deklaroi se francezi nuk largohet nga Bayerni as për 200 milionë euro. Këtë radhë ishte vetë presidenti Herbert Hainer që konfirmon qëndrimin e Bayernit ‘Michael Olise është një futbollist i Bayernit të Mynihut dhe ka një kontratë afatgjatë. Nuk jemi një klub që shesim-tha Hainer-nëse Florentino Perez dëshiron të na bëjë një ofertë,  gjë që deri tani...