Kruja merr frymë pas zjarrit, mbi 400 zjarrfikës e ushtarakë mbrojtën qytetin, banorët kthehen në shtëpi

Kruja merr frymë pas zjarrit, mbi 400 zjarrfikës e ushtarakë mbrojtën qytetin, banorët kthehen në shtëpi

Një ditë pas natës së tmerrit, Kruja po merr frymë më qetësisht. Zjarret që përfshinë faqen e malit dhe rrezikuan qytetin gjatë orëve të natës, janë vënë nën kontroll, ndërsa sot vëmendja është përqendruar te shuarja nga ajri e vatrave të mbetura dhe rikthimi i normalitetit. Flakët nisën në lagjen Abaze dhe, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë, u përhapën me shpejtësi përgjatë faqes së malit. Situata u rëndua gjatë mbrëmjes, kur zjarri iu afrua zonave të banuara. Për arsye sigurie u evakuuan banorët e Abazes, Barabit, Llubanit e Varoshit. Mes të evakuuarve ishin edhe pacientët e shtruar në Spitalin e Krujës, të cilët gjatë natës u transferuan në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Krujës. Sot, pas qetësimit të situatës, pacientët u kthyen në spital....