Bayerni i Mynihut, vështirësi për rinovimin e kontratës me Harry Kane
Nga Gjermania mund të shpërthejë një çështje e bujshme, ajo e Harry Kane; goleadori anglez po has vështirësi në bisedimet për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2027. Qendërsulmuesi, autori i 146 golave në 147 ndeshje me bavarezët do të dontë një rinovim me një afat më të gjatë kohe në krahasim me atë prej 1-2 vjet të propozuar nga klubi. Bayerni i Mynihut nga ana a tij nuk e ka pëlqyer këtë pretendim të sulmuesit anglez për shkak të moshës së sulmuesit që ka lindur në vitin 1993. Një situatë, kjo që vë në gatishmëri klubet e mëdha evropiane që po monitorojnë situatën me Barcelonën që kryeson listën. Katalanasit në fakt po mendojnë të përsërisin të njëjtën lëvizje si me Lewandowskin...
Burimi:
top-channel.tv