Ditë historike në Bundesligë, debutoi trajnerja e Union Berlin, por skuadra e saj humbi
Pasditja e kësaj të shtune ishte historike për Bundesligën gjermane. Ishte dita e debutimit të trajneres Marie Louise Eta në pankinën e Union Berlin në ndeshjen ndaj Wolfsburg. Trajnerja 34 vjeçarja zëvendësoi në stol Steffen Baumgart i shkarkuar së bashku me asistentët e tij Danilo de Souza dhe Kevin McKenna pas humbjes 3-1 në fushën e Heidenheim. Eta kishte vendosur edhe më parë një rekord duke u bërë e para zëvendëstrajnere në Bundesligë dhe në të 5 ligat më të rëndësishme evropiane. Në 2024 kishte zëvendësuar përkohësisht trajnerin Nenad Bjelica në eventet me median gjatë periudhës së skualifikimit të këtij të fundit. Megjithatë debutimi i Marie Louise Eta ishte i hidhur pasi Union Berlin humbi ndaj Wolfsburgut me rezultatin 2-1 dhe mbetet në kuotën e...
Burimi:
top-channel.tv