Bundesliga/Hoffenheim mposht Borussia Dortmund, Bayern hipotekon titullin
Hoffenheim i dorëzon praktikisht Bayernit titullin në Bundesligën gjermane. Pasditen e kësaj të shtune, kjo skuadër mposhti Borussian e Dortmundit me rezultatin 2-1 me bavarezët që mund të festojnë titullin që këtë të dielë. Autori i të dy golave për Hoffenheimi ishte Kramaric që i shënoi të 2 me penallti, ndërkohë që për verdhezinjtë, Guirassy shënoi golin e barazimit të përkohshëm. Kështu Dortmund mbetet me 64 pikë dhe do të mbyllë kampionatin me 76 pikë nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura. Pra nuk do të mund të arrijnë Bayernin e Mynihut që në ndeshjen e kësaj të diele me Stuttgartin do t’i mjaftojë edhe një barazim për të mbyllur matematikisht llogaritë e këtij kampionati të dominuar nga fillimi deri në fund. Në ndeshjet...
Burimi:
top-channel.tv