Ansu Fati shihej si pasues i Mesit por përfundon këngëtar, famën ia mori Lamine Jamal

Ansu Fati shihej si pasues i Mesit por përfundon këngëtar, famën ia mori Lamine Jamal

Adriatik BALLA Ndonjëherë fati ndikon shumë në karrierën e një futbollisti. Veçanërisht penalizuese janë për yjet e futbollit dëmtimet e rënda, sikurse ka ndodhur me Brojën tonë. por ka humb yje që e kanë nisur me shkëlqim dhe janë zbehur shumë shpejt. Ansu Fati që e nisi si supertalent te Barcelona e ka humbur shkëlqimin e shpërthimit të fillimit. Në fakt, në një rrethanë tjetër, Ansu Fati do të ishte një nga figurat kryesore të Spanjës në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut. Shpresat e “La Roja” sot kryesisht mbështeten mbi supet e sensacionit 18-vjeçar Lamine Jamal, i cili ishte vendimtar në triumfin e tyre në Euro 2024 dy vite më parë. Por para se të vinte Yamali, kishte një tjetër talent elitar...