Abissnet Superiore/ Hidhet kalendari, Egnatia nis mbrojtjen e titullit nga përballja me Tiranën, ja kur luhet derbi i kryeqytetit

Abissnet Superiore/ Hidhet kalendari, Egnatia nis mbrojtjen e titullit nga përballja me Tiranën, ja kur luhet derbi i kryeqytetit

Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti i kalendarit të kampionatit 2026-2027 të Abissnet Superiore. Gara nis menjëherë me dy sfida të mëdha, siç janë Egnatia-Tirana dhe Partizani-Teuta. Në kampionat marrin pjesë 10 skuadra, me Skënderbeun dhe Laçin të rikthyer, duke marrë vendin e Flamurtarit dhe Bylisit. Egnatia kampione në fuqi, Elbasani, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta plotësojnë 10-shen e Abissnet Superiore, që starton më 22 gusht dhe përfundon më 9 maj Sezoni i ri në elitën e futbollit shqiptar vjen me një format ndryshe nga ai i viteve të fundit. Nuk do të ketë më “Final 4”, por tri faza kampionati dhe më pas Play off e Play out. Pas 3 fazave të para pikët përgjysmohen dhe 6 skuadrat e renditura...