70,000 tifozë në “San Siro” për të mbështetur Milan të sigurojë Champions dhe t’i thonë lamtumirë Leao
20 Maj 2026 11:03 Telesport Stadiumi “San Siro” do të jetë përsëri i mbushur të dielën për ndeshjen që Milan do të luajë kundër Cagliari. Ndeshja e fundit në shtëpi kundër Atalanta ishte një përjashtim, me tifozët që fillimisht protestuan dhe më pas u larguan nga tribunat pas humbjes 3-0. Por, për ndeshjen e fundit të sezonit të dielën në mbrëmje, tifozët e kuqezinj do të jenë të pranishëm masivisht për ta shtyrë ekipin drejt kualifikimit në Champions League. Prandaj, pjesëmarrja do të kalojë 70,000 vetë. Do të jenë 90 minutat e fundit të brohoritjeve para finales së madhe, me tifozët e Milan që shpresojnë se do të jetë një festë. Ndoshta do të jetë një mundësi për t’u thënë lamtumirë lojtarëve që kanë arritur...
Burimi:
telesport.al