Burimi:
Opinion.al

Spanjë, përmbytje në ishujt Kanarie
👁11346
Shirat e fuqishëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Lanzarote në Ishujt Kanarie. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugët të kthyera në lumenj dhe makinat shihen të braktisura në zona të ndryshme.Zyrtarët në ishullin, i cili është i njohur për turistët kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Qyteti i Arrecife, në bregun jugor të Lanzarote është më i godituri ku edhe dëmet janë më të mëdha. Në Costa Teguise, shiu i madh shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në tunelet nëntokësore. Në disa zona thuhet se ranë rreth 60 mililitra ujë për metër katror në vetëm dy orë, më shumë se vlera mesatare e një...