SPAK zbardh skemën e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë katër persona, të akuzuar për rrëmbimin, mbajtjen peng dhe vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2025. Në bankën e të akuzuarve janë dërguar Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha, i njohur edhe si Çakraj, Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj. Sipas SPAK, katër të pandehurit akuzohen për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Hetimi lidhet me ngjarjen e 8 korrikut 2025. Sipas Prokurorisë së Posaçme, të dyshuarit kanë bashkërenduar veprimet për të lokalizuar, rrëmbyer dhe...
Burimi:
ntv.al