SPAK kërkon 16 prona në Tiranë e Durrës, mbi 2 milionë euro në dosjen e Frakullës

SPAK kërkon 16 prona në Tiranë e Durrës, mbi 2 milionë euro në dosjen e Frakullës

PAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, të lidhura me Nikolin Gjolenën, Klevent Gjolenën dhe persona të afërt me ta. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vlera e tyre aktuale në treg kalon 2 milionë euro. Kërkesa është depozituar më 6 nëntor, pas përfundimit të hetimit pasuror, në zbatim të ligjit antimafia. Në Durrës, pronat përfshijnë tetë apartamente dhe tri njësi tregtare në zonën e Plazhit, në lagjen 13. Në Tiranë janë identifikuar tre apartamente dhe dy garazhe. Sipas të dhënave të hetimit të përcjella nga mediat shqiptare, SPAK ka evidentuar edhe pesë transferta në vlerën e përgjithshme 404.733 euro dhe 42.942 dollarë. Paratë kanë mbërritur në emër të familjarëve nga vende të Amerikës Qendrore dhe rajonit...