Sot afati i fundit për presidentin, Haxhiu pyet Kushtetuesen: Kush i shpall zgjedhjet pas shpërndarjes së Kuvendit?

Sot afati i fundit për presidentin, Haxhiu pyet Kushtetuesen: Kush i shpall zgjedhjet pas shpërndarjes së Kuvendit?

Kosova përballet sot me një tjetër pikë kritike institucionale. Përveç protestës së paralajmëruar para Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, vendi ndodhet përballë edhe skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, vendi hyn sërish në një situatë të ngjashme me atë të muajve të kaluar, kur dështimi për zgjedhjen e presidentit çoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Megjithatë, as ato zgjedhje nuk arritën ta zgjidhnin ngërçin institucional. Pikërisht për këtë arsye, ushtruesja e detyrës së Presidentit dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të sqaruar procedurën që duhet ndjekur në rast se Kuvendi shpërndahet. Çështja lidhet me përfundimin e mandatit gjashtëmujor...