Sonte hapet edicioni i 34-të i Kalimerës Poetike “Basri Çapriqi”
11 September, 2026 - 10:32 Me mbrëmjen letrare homazh kushtuar shkrimtarit, teoricienit dhe studiuesit të letërsisë Akademik Rexhep Qosja, i ndarë nga jeta në prill të këtij viti, sonte në muzeun në Kalanë e Ulqinit do të hapet edicioni XXXIV i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”. Për jetën dhe krijimtarinë e autorit do të flasin shkrimtari dhe profesori universitar Ag Apolloni dhe botuesja Irena Toçi. Pjesë nga krijimtaria e tij do të lexojë aktori Naim Berisha, ndërsa mbrëmja do të moderohet nga poeti dhe studiuesi i letërsisë Dr. Haxhi Shabani. Dy mbrëmjet e tjera autoriale do t’u kushtohen shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë Anila Mullahi – Elezi dhe Gëzim Aliu. “Kalimera Poetike” është sot imazhi letrar dhe kulturor i Ulqinit dhe i shqiptarëve në...
Burimi:
kultplus.com