29 Nëntori, Dita e Çlirimit

29 Nëntori, Dita e Çlirimit

29 Nëntori i vitit 1944 shënoi përfundimin e pushtimit nazist te Shqipërisë dhe fundin e më shumë se pesë viteve luftë dhe rezistence antifashiste. Çlirimi i vendit më 29 nëntor lidhet me largimin e forcave të fundit gjermane nga Shkodra, qyteti i fundit i mbajtur prej tyre në Shqipëri. Rruga drejt çlirimit ishte e gjatë dhe e vështirë. Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939, ndërsa pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943, vendi u pushtua nga Gjermania naziste. Gjatë kësaj periudhe, rezistenca antifashiste u zgjerua në zona të ndryshme të vendit, duke u shoqëruar me përballje të armatosura. Lëvizja Nacionalçlirimtare u organizua dhe u zhvillua në një kontekst të gjerë të Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria ishte pjesë e rezistencës...