Veprat fituese të konkursit “Tish Daija” prezantohen në koncertin e 3 dhjetorit

Veprat fituese të konkursit “Tish Daija” prezantohen në koncertin e 3 dhjetorit

29 November, 2026 - 18:45 Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka njoftuar se më 3 dhjetor do të mbahet një koncert kushtuar krijimtarisë muzikore shqiptare, në kuadër të festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”. Në këtë mbrëmje, Orkestra e Harqeve e TKOBAP-së do të interpretojë veprat fituese të konkursit të kompozicionit “Tish Daija”, duke sjellë para publikut krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë. Koncerti do të mbahet në Universitetin e Arteve, duke filluar nga ora 19:00, ndërsa hyrja për publikun do të jetë e lirë./KultPlus.com