Giacomo Puccini, një nga emrat më të rëndësishëm të operës botërore
29 November, 2026 - 17:34 Kompozitori italian Giacomo Puccini lindi më 22 dhjetor 1858 në Luka të Italisë, në një familje me traditë të gjatë muzikore. Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të operës në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Interesimi i tij për operën u zhvillua pasi ndoqi një shfaqje të “Aidës” së Giuseppe Verdit në Piza, ku kishte udhëtuar në këmbë rreth 21 kilometra. Më vonë, Puccini iu përkushtua kompozimit dhe krijoi vepra që u bënë pjesë e repertorit të përhershëm operistik. Ndër operat e tij më të njohura janë “La Bohème”, “Tosca”, “Madama Butterfly” dhe “Turandot”. Një vend të veçantë në krijimtarinë e tij zë edhe aria “Nessun dorma”, e cila u bë veçanërisht e njohur...
Burimi:
kultplus.com