Muzeu i Pavarësisë në Vlorë drejt transformimit, restaurim i plotë dhe ekspozita interaktive
29 November, 2026 - 17:01 Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet një projekti restaurimi të plotë të godinës historike dhe rikonceptimit të linjës muzeore, me synim përmirësimin e hapësirave të ekspozimit dhe pasurimin e përvojës së vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit projektin për ndërhyrjen në këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë historike. “Do të ruajmë tiparet origjinale të godinës, duke zgjeruar hapësirat e ekspozimit dhe duke krijuar ambiente të reja për aktivitete kulturore e edukative”, bëri të ditur Gonxhja. Projekti parashikon gjithashtu ekspozita interaktive dhe përdorimin e teknologjive digjitale, për t’u ofruar vizitorëve, turistëve dhe veçanërisht të rinjve mundësi të reja për të njohur historinë e themelimit të...
Burimi:
kultplus.com