Macaulay Culkin konfirmon rikthimin e “Home Alone” me një vazhdim të ri pas më shumë se tri dekadash

Macaulay Culkin konfirmon rikthimin e “Home Alone” me një vazhdim të ri pas më shumë se tri dekadash

Më shumë se tri dekada pas suksesit të filmit kult “Home Alone”, aktori Macaulay Culkin ka konfirmuar se historia e Kevin McCallister do të rikthehet në ekranin e madh me një vazhdim të ri. “Është e vërtetë”, ka deklaruar Culkin, duke konfirmuar raportimet e ditëve të fundit për realizimin e një filmi të ri të sagës që është shndërruar në traditë festive për miliona familje në mbarë botën. Sipas raportimeve, projektin e ri pritet ta prodhojnë Seth Rogen dhe Evan Goldberg, megjithëse detajet e tjera rreth produksionit, kastit dhe datës së premierës ende nuk janë bërë të ditura. Filmi i parë “Home Alone”, i publikuar në vitin 1990, e bëri Macaulay Culkin një prej fëmijëve aktorë më të njohur të kohës. Ai interpretoi Kevin McCallister,...