Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjeve gjatë protestës, duke bërë me dije se efektivi që qëlloi deputetin Kliti Hoti me plumb gome është pezulluar menjëherë nga detyra. Sipas deklaratës, punonjësi i policisë, inspektor E.A., nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome. Ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet hetimore. Policia thekson se as dhuna e protestuesve dhe as provokimet nuk justifikojnë tejkalimin e kompetencave nga efektivët, duke garantuar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit. DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT Policia e Shtetit dënon me forcë çdo akt dhune dhe mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit dhe...
Burimi:
gijotina.com