Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë zhvendosur edhe në rrugën “Myslym Shyri”, ku efektivët po ndjekin qytetarët me vrap. Në këtë zonë është hedhur një sasi e madhe gazi lotsjellës, duke bërë që e gjithë rruga dhe ambientet përreth të mbulohen nga tymi. Pamjet tregojnë efektivët që ndjekin protestuesit përgjatë rrugës, ndërsa qytetarët përpiqen të largohen nga zona. Situata vijon të jetë e tensionuar, teksa ndërhyrja e policisë po shtrihet edhe në rrugët përreth qendrës së Tiranës.
Burimi:
gijotina.com