“Ndihem shumë i trishtuar, por jam 100% i sigurt se kishte…”, Bellingham reagon pas kartonit të kuq ndaj Alaves

“Ndihem shumë i trishtuar, por jam 100% i sigurt se kishte…”, Bellingham reagon pas kartonit të kuq ndaj Alaves

Real Madrid pësoi mbrëmë një humbje befasuese në La Liga, duke u mundur 1-2 nga Alaves në “Santiago Bernabeu”. Në minutat e fundit të ndeshjes, Jude Bellingham u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për një simulim brenda zonës kundërshtare. Në një reagim të bërë pak më parë në aplikacionin e tij personal JB5, anglezi pranoi se ishte përgjegjës për kartonin e kuq, por këmbënguli në një pikë: kishte kontakt kur ai hyri në dyluftim me mbrojtësin e Alaves. “Ndihem shumë i trishtuar për rezultatin e djeshëm dhe mendoj se i hoqa ekipit një mundësi reale për t’u rikthyer në lojë në minutat e mbetura, pasi u përjashtova. Sa i përket incidentit, jam 100% i sigurt se pati kontakt në gju dhe në kofshë;...