Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë! Prezantohet projekti i ri, ministri Gonxhja ndan detajet
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do të restaurohet dhe do të ketë një koncept të ri muzeor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili, në kuadër të festimeve të 28 dhe 29 Nëntorit, ka prezantuar projektin për ndërhyrjen në një prej objekteve më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Projekti parashikon restaurimin e plotë të godinës historike, duke ruajtur tiparet dhe vlerat e saj origjinale, si dhe rikonceptimin e linjës muzeore. Në këtë kuadër, do të zgjerohen hapësirat e ekspozimit dhe do të krijohen ambiente të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative. Një risi e rëndësishme do të jetë përfshirja e ekspozitave interaktive dhe teknologjive digjitale, të cilat synojnë ta bëjnë më tërheqëse dhe të prekshme përvojën e...
Burimi:
javanews.al