Astronautët e “Shenzhou 23” dhe “Shenzhou 24” përfundojnë dorëzimin e detyrave në orbitë!

Astronautët e “Shenzhou 23” dhe “Shenzhou 24” përfundojnë dorëzimin e detyrave në orbitë!

Gjashtë astronautët në stacionin hapësinor të Kinës zhvillojnë një ceremoni dorëzimi, duke kaluar çelësin e bazës orbitale, më 28 nëntor 2026. Astronautët e misioneve Shenzhou-23 dhe Shenzhou-24 zhvilluan të shtunën një ceremoni dorëzimi në orbitë, në stacionin hapësinor kinez “Tiangong”, njoftoi Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA), citon “Xinhua”. Astronauti pakistanez Muhammad Zeeshan Ali, shtetasi i parë i huaj që hyn në “Tiangong”, do të kthehet në Tokë së bashku me astronautët e Shenzhou-23, Zhang Zhiyuan dhe Li Jiaying, njoftoi agjencia. Astronauti i Shenzhou-23, Zhu Yangzhu, i cili ka kaluar tashmë gjashtë muaj në orbitë në kuadër të një eksperimenti që zgjat një vit, do të mbetet në stacionin hapësinor për misionin Shenzhou-24, së bashku me komandantin Tang Hongbo dhe astronautin Wu Yi. Astronautët që kthehen...