VIDEO/ Arbër Hoxha shënon 2 gola me Dinamo Zagreb, super sulmuesi i Shqipërisë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon 2 gola me Dinamo Zagreb, super sulmuesi i Shqipërisë

Arbër Hoxha ka dhuruar një paraqitje fantastike në kampionatin kroat, duke qenë protagonist kryesor në fitoren 3-0 të Dinamos së Zagrebit në transfertën ndaj Goricës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, duke treguar edhe një herë vlerat e tij me fanellën e gjigantëve kroatë. Hoxha zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, pas një shërbimi të bukur në zonë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kaluar Dinamon në avantazh. Ndërkohë, në minutën e 83-të, futbollisti kuqezi goditi sërish. Këtë herë ishte Rodriguez ai që e shërbeu saktë, ndërsa shqiptari nuk gaboi përballë portës, duke realizuar golin e dytë personal. Fitoren 3-0 e vulosi Fran Topi? në minutën e 90-të. Kjo dopietë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se Hoxha...