Sivasspori akuzon Rey Manajn: I kërkuam vetëm 2 ditë kohë, por u largua me avion privat! Zbardhen prapaskenat e ndarjes

Sivasspori akuzon Rey Manajn: I kërkuam vetëm 2 ditë kohë, por u largua me avion privat! Zbardhen prapaskenat e ndarjes

Zbardhen detaje të reja nga largimi i Rey Manajt nga Sivasspori. Klubi turk duket se nuk e ka pritur mirë mënyrën se si u mbyll aventura e sulmuesit shqiptar, ndërsa këtë herë ka reaguar zyrtarisht përmes zëdhënësit të shtypit, Yüksel Ayd?n. Ky i fundit ka treguar se drejtuesit e Sivassporit i kishin kërkuar Manajt vetëm dy ditë kohë, me shpresën se mund të gjendej një zgjidhje për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas tij, futbollisti fillimisht kishte pranuar, por ngjarjet morën një drejtim tjetër. “Ne i kërkuam Manajt dy ditë kohë. Fillimisht ai pranoi, por natën pasardhëse u largua nga qyteti me një avion privat”, deklaroi Yüksel Ayd?n. Përfaqësuesi i klubit turk ka kujtuar gjithashtu përfitimet financiare që sulmuesi shqiptar kishte siguruar gjatë qëndrimit në Sivasspor. “Manaj...