14 vite nga shpallja i pafajshëm në Hagë, Haradinaj: “Liri për çlirimtarët”

14 vite nga shpallja i pafajshëm në Hagë, Haradinaj: “Liri për çlirimtarët”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar këtë të diel 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila shpalli të pafajshëm atë, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka rikthyer në vëmendje vendimin e drejtësisë ndërkombëtare, duke e cilësuar atë një moment të rëndësishëm për të dhe për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, vendimi i marrë 14 vite më parë konfirmoi jo vetëm pafajësinë e tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por edhe atë që ai e konsideron pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”,...