Plagosja e deputetit të PD, ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit

Plagosja e deputetit të PD, ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit, pas plagosjes së deputetit të PD, Kliti Hoti. Po ashtu Demo bën të ditur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes dhe pezullimin e punonjësit të përfshirë. “Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë. Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave...