Hetim disiplinor për policin që qëlloi deputetin Hoti! Policia: Veprim individual, nuk kishte marrë urdhër
Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit ku efektivi Ersild Alliu qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, Kliti Hoti në protestën e kësaj të diele, duke njoftuar pezullimin e menjëhershëm të tij nga detyra dhe nisjen e një hetimi disiplinor. Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Parë Agron Çeli, sqaron se efektivi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome, duke e cilësuar ngjarjen si një veprim individual të punonjësit të policisë. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor E.A. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor, bazuar në pamjet filmike dhe faktet lidhur me veprimet individuale të tij, pasi punonjësi...
Burimi:
kohajone.com