Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, koshat e mbeturinave në flakë

Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, koshat e mbeturinave në flakë

Vijon protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë në Ditën e Çlirimit. Policia e Shtetit ka arritur që të vendoset në Sheshin Skënderbej, pasi përdori gaz lotsjellës masiv, protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës. Protesta gjatë ditës së sotme ka qenë tepër dinamike. Gjatë protestës, u lëndua rëndë me plumba gome edhe deputeti i PD-së Kliti Hoti. Në lidhje me ngjarjen, ministri i Brendshëm Ervin Demo deklaroi se ka kërkuar pezullimin e policit që ka qëlluar deputetin demokrat.