E paprecedentë në protestë! Kapuçonët sharrojnë me gur fleksibël shtyllën e semaforit në bulevard dhe e rrëzojnë, ndërhyn Policia! (FOTO)

E paprecedentë në protestë! Kapuçonët sharrojnë me gur fleksibël shtyllën e semaforit në bulevard dhe e rrëzojnë, ndërhyn Policia! (FOTO)

Protestuesit e dhunshëm dhe kapuçonët nuk kursejnë asgjë. Edhe semaforët janë bërë objekt i dëmtimeve gjatë protestës së 29 Nëntorit në Tiranë. Një grup protestuesish të rinj i janë vërsulur shtyllës së një semafori pranë ish-hotel Dajtit, duke e prerë me gur fleksibël e më pas duke e rrëzuar përtokë. Pas dëmtimit të infrastrukturës rrugore, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë.