Protestuesit rikthehen dhe sulmojnë me fishekzjarrë te Kryeministria, Policia i shpërndan në pak minuta dhe i ndjek ‘këmba-këmbës’! (FOTO)

Protestuesit rikthehen dhe sulmojnë me fishekzjarrë te Kryeministria, Policia i shpërndan në pak minuta dhe i ndjek ‘këmba-këmbës’! (FOTO)

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Policia ka hedhur ujë me presion për shpërndarjen e tyre. Pas ‘lumit’ të fishekzjarrëve dhe refuzimit të paralajmërimeve, uniformat blu u hodhën në aksion me ujë dhe gaz, duke boshatisur bulevardin në pak minuta. Policët vijuan ndjekjen e protestuesve drejt sheshit “Skenderbej”. Në largim e sipër, protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave, duke i vënë flakën në mes të rrugës.