Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, mes tyre dy efektivë policie, një deputet, tetë protestues dhe një kalimtar. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë në orën 15:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë të lënduar, konkretisht dy efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar. Të gjashtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy të tjerët vijojnë të marrin trajtim mjekësor.