Protesta e dhunshme e ditës së sotme, Shëndetësia: Deri tani 6 persona të lënduar, mes tyre edhe 2 efektivë policie!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës sot: Në Spitalin Universitar të Traumës deri tani janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 6 pacientë, nga të cilët: 2 efektivë policie 1 deputet 2 protestues 1 kalimtar Të gjithë jashtë rrezikut për jetën, gjendja stabël, po trajtohen në shërbimin e urgjencës. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 të lënduar, protestues. 4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, dy vijojnë trajtimin mjekësor
Burimi:
javanews.al