Gaz lotësjellës pa kriter nga policia e Ramës, asfiksohet qytetari në rrugët e Tiranës, në gjendje të rëndë

Gaz lotësjellës pa kriter nga policia e Ramës, asfiksohet qytetari në rrugët e Tiranës, në gjendje të rëndë

Një qytetar është asfiksuar pak minuta më parë në rrugët pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, si pasojë e përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga policia. Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet qytetari i shtrirë në tokë është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ngjarja vjen në kushtet e hedhjes pa kriter të gazit në drejtim të protestuesve dhe zonave përreth. Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e përdorimit të gazit lotsjellës, ndërsa situata në këtë pjesë të kryeqytetit mbetet e tensionuar, ku qytetarët nuk ndalojnë së protestuari kundër qeverisë së Edi Ramës.