Plagosja e Kliti Hotit nga Policia/ Këlliçi: Edi Rama urdhëruesi, s’do shpëtojë nga llogaridhënia para ligjit
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas plagosjes së deputetit të PD, Kliti Hoti nga efektivi i policisë në protestën e kësaj të diele, 29 nëntor. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi e konsideron aktin e Policisë, një vrasje me dashje e mbetur në tentative, ndërsa Prokuroria e Tiranës ende nuk ka marrë asnjë veprim. Sipas tij, kryeministri më i korruptuar në Europë po shënjestron kundërshtarët, ndërsa shtoi se kjo nuk do ta shpëtojë nga llogaridhënia para ligjit. ‘Ai me banditët e tij shumë shpejt do shkojnë në vendin që meritojnë, në burg’, përmbyll reagimin e tij ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi. Statusi: Kriminelët e Edi Ramës godasin me plumb gome deputetin e PD, Kliti Hoti. Kjo është vrasje me dashje e mbetur...
Burimi:
syri.net