Balla reagon për akuzat e deputetit Shehaj: Mashtrim, protestuesi nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën!

Balla reagon për akuzat e deputetit Shehaj: Mashtrim, protestuesi nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të deputetit Agron Shehaj lidhur me gjendjen shëndetësore të një protestuesi, i cili pretendohej se ndodhej në koma dhe në rrezik për jetën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta, duke e ftuar publikun të dëgjojë sqarimin e mjekut të Spitalit të Traumës. “Një mashtrues profesionist sapo ka dalë dhe ka thënë se një protestues është në koma dhe në rrezik për jetën. Nuk ka asnjë të vërtetë! Ndiqni mjekun e Spitalit të Traumës”, shkruan Balla.