Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi menjëherë duke akuzuar direkt kryeministrin Rama. Ai tha se polici ishte urdhëruar të vriste dhe ia ngarkoi drejtpërdrejt kryeministrit përgjegjësinë për goditjen e deputetit. “E pa e gjithë Shqipëria, deputeti po ecte, nuk kishte asgjë në dorë, polici e qëlloi si kriminel. Policët sillen si kafshë ndaj protestuesve. Rama beson se me një grusht horrash do mund t’ja dalë ndaj qytetarëve, që kërkojnë të drejtat e tyre. Plaga ka djegie të pazakontë. Doktor Kliti Hoti qëndronte i vendosur dhe i pamposhtur në misionin dhe vendosmërinë e tij. Rama është përgjegjës personal për këtë tentativë vrasjeje ndaj deputetit të PD-së”, tha kreu i PD. Edhe në protestën e së shtunës, disa protestues u goditën në fytyrë apo në trup me...