VIDEO/ Florjan Binaj debaton me policinë në mbrojtje të protestuesve
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj është përfshirë në një debat me efektivët e Policisë gjatë protestës, duke dalë në mbrojtje të qytetarëve që po protestonin. Gjatë momentit të përplasjes, Binaj është parë duke komunikuar me efektivët, ndërsa situata mes palëve është shoqëruar me tensione. Ai ka ndërhyrë në mbështetje të protestuesve, në një kohë kur në terren janë regjistruar përplasje dhe ndërhyrje brutale të forcave të rendit. Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar gjatë protestave, ku veprimet e Policisë dhe trajtimi i protestuesve kanë qenë në mënyrë jo propocionale.
Burimi:
syri.net