Policia shpërndan protestuesit, disa vijojnë të qëndrojnë
Protesta që po mbahet këtë të diel në Tiranë, u shoqërua për disa orë me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa këta kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë uji për shpërndarjen e turmës. Një tjetër moment tensioni është regjistruar në sheshin ”Skënderbej”, ku një protestues i është afruar nga pas një efektivi të policisë, duke e goditur në befasi. Si pasojë e goditjes, efektivi ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë, ndërsa protestuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Situata u tensionua edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë tentuar të afrohen pranë godinës së Kryeministrisë, duke u përballur me ndërhyrjen e forcave të rendit. Gjatë protestës janë hedhur edhe mjete piroteknike në drejtim të policisë, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com