Një protestues është në koma dhe në rrezik për jetën? Taulant Balla tregon sesi qëndron e vërteta
Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të forta nga kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, lidhur me gjendjen shëndetësore të një protestuesi të lënduar gjatë protestës. Shehaj deklaroi se një protestues ndodhej në gjendje kome dhe në rrezik për jetën, ndërsa një tjetër rrezikonte të humbiste shikimin. Ai kërkoi që SPAK të nisë hetimet për incidentet e raportuara gjatë protestave, përfshirë rastet e deputetëve Erald Kapri dhe Kliti Hoti. Balla i cilësoi deklaratat e Shehajt si të pavërteta, duke iu referuar sqarimit të një mjeku të Spitalit të Traumës. “Një mashtrues profesionist sapo ka dalë dhe ka thënë se një protestues është në koma dhe në rrezik për jetën. Nuk ka asnjë të vërtetë! Ndiqni mjekun e Spitalit të...
Burimi:
kohajone.com